Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye
Në sondazhin e ABC News te “Zëri i Shqiptarëve”, qytetarët që mbështesin zhvillimin e projektit janë pyetur se kush besojnë se fshihet pas tubimeve që po zhvillohen në kryeqytet. Sipas shifrave të publikuara, pjesa më e madhe e tyre shohin ndikime të jashtme gjeopolitike, ku plot 42.5% e të anketuarve që janë pro investimit në Zvërnec besojnë se pas këtyre protestave qëndron Irani. Ndërkohë, një tjetër grup i konsiderueshëm prej 31.2% e qytetarëve ia faturon organizimin e revoltave Greqisë fqinje. Përtej faktorëve ndërkombëtarë, sondazhi nxjerr në dritë edhe perceptimet për ndikime të tjera, ku 15.5% e të pyeturve mendojnë se pas protestave është “Linja Soros”, ndërsa një pakicë prej 10.8% e tyre besojnë se bëhet fjalë për skenarë të nxitur nga segmente të caktuara brenda...
Burimi:
javanews.al