“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
Kryeministri Edi Rama solli në fokus debatin për investimin në Zvërnec dhe në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional. Rama u shpreh se ideja se investitorë të huaj, me reputacion në fushën e turizmit ndërkombëtar, vijnë në Shqipëri për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës, vjen nga mosdija. Ndër të tjera, shefi i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë provë që investimet ndërkombëtare të kenë shkatërruar natyrën, duke iu përgjigjur kështu dhe protestave apo qytetarëve që kërkojnë anulimin e këtij projekti. “Ideja që investitorët e huaj vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte të cilat janë për shumë të pasur dhe për punonjës nga Pakistani, Bangladeshi apo Filipinet, sepse duan t’i paguajnë pak, është një ide që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Është...
Burimi:
opinion.al