Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite!

Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite!

Në vazhdën e spekulimeve, teorive konspirative dhe protestave qytetarë kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga “Ria Formosa”. Rama thotë se “pak dekada më parë, Algarve ishte një rajon periferik, me ekonomi të mbështetur kryesisht tek bujqësia dhe peshkimi, me të ardhura të ulëta dhe emigracion të lartë. Në vend që të ndiqte modelin e turizmit masiv me vlerë të ulët, Portugalia bëri një zgjedhje strategjike: investoi tek turizmi luksoz dhe me vlerë të lartë”. Më tej kreu i qeverisë shkruan se “Ria Formosa” është një resort në jug të Portugalisë dhe është një ndër lagunat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh unik me flamingo, shpendë migratorë, ishuj ranorë, dunat bregdetare dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm....