“Zvërneci”, Rama për median italiane: Investimi, duke zbatuar standartet e BE-së

“Zvërneci”, Rama për median italiane: Investimi, duke zbatuar standartet e BE-së

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sërish se si qëndron e vërteta mbi çështjen e Zvërnecit. Në një intervistë për Vanity Fair Italia, kreu i qeverisë shprehet se ligji i ndryshuar për zonat e mbrojtura nuk erdhi prej investimit të Kushner,  por si pjesë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Ne e kemi përshtatur legjislacionin tonë me standardet europiane që parashikojnë nivele të ndryshme mbrojtjeje. Ka zona të paprekshme, si delta e lumit Vjosa, dhe zona ku mund të ndërtohet, gjithmonë duke respektuar standardet e BE-së”, tha Rama. Sqaroi gjithashtu dhe se si qëndron historia e çështjes së pronësisë së bregdetit të Zvërnecit. “Tani transaksioni është pezull derisa të sqarohet pronësia e ligjshme e tokave, që në Shqipëri mbetet një çështje delikate që nga rënia...