“Zvërneci”, Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon ‘të shitet tek të huajt’, ju doni t’i mbyllni dyert

“Zvërneci”, Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon ‘të shitet tek të huajt’, ju doni t’i mbyllni dyert

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin në Zvërnec. Rama ka publikuar një artikull ku shkruhet se pavarësisht tensioneve gjeopolitike, në Mykonos investimet nga kompani ndërkombëtare nuk ndalen dhe se turizmi është në kulmin e saj.  Kreu i qeverisë shprehet se vendi fqinj vijon që të “shitet” tek të huajt me sukses, kurse shqiptarëve iu janë futur xixat me njëri-tjetrin dhe zihemi edhe për faktin sesa bëjnë një plus një. Rama referuar protestave, shkruan se e gjithë bota e zhvillon turizmin duke e matur me investimet e huaja, ndërsa në Shqipëri po matet me sa rezistohet kundër tyre. Edi Rama: GREQIA VAZHDON “TË SHITET TEK TË HUAJT” ME SUKSES, KURSE NE NA I KANË FUTUR XIXAT NGA TË KATËR ANËT QË TË...