“Zvërneci”/ Qytetarët protestojnë sërish para Kryeministrisë
Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve mjedisorë kundër projektit në zonën e Zvërnecit ka hyrë sot në ditën e saj të pestë. Qytetarët, nga sheshi “Skënderbej”, janë zhvendosur përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar reagimin e institucioneve qendrore lidhur me shqetësimet e ngritura. Objektivi kryesor i lëvizjes mbetet anulimi i plotë i projektit të planifikuar për këtë zonë. Protestuesit deklarojnë se ndërhyrjet në këtë zonë paraqesin një rrezik për ekosistemin lokal. “Ju erdhi fundi”, është thirrja kryesore që dëgjohet në kor. “Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, thuhet gjithashtu nga protestuesit. Paralelisht, po zhvillohet protestë në qytetin e Durrësit. Kujtojmë se tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalikë, gjë që nuk i ka penguar...
Burimi:
javanews.al