Zvërneci/ Protesta kundër projektit turistik shpërndahet nga faqe pro-Iranit

Zvërneci/ Protesta kundër projektit turistik shpërndahet nga faqe pro-Iranit

Një faqe në Facebook me emrin “Iran Military”, me mbi 270 mijë ndjekës dhe e njohur për shpërndarjen e lajmeve dhe propagandës pro ushtrisë së Iranit, ka publikuar një foto që lidhet me protestat në Shqipëri kundër projektit turistik në Zvërnec. Në imazh shfaqet një fëmijë me flamurin shqiptar, ndërsa sipër fotos është vendosur mbishkrimi në anglisht: “Albania is not for sale” (Shqipëria nuk është në shitje). Ky slogan është përdorur gjatë ditëve të fundit nga protestuesit që kundërshtojnë projektin në zonën e Zvërnecit. Shpërndarja e fotos nga një profil i tillë vjen pas qarkullimit në rrjet të disa videove të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin e animacioneve “Lego”, ku protesta shqiptare paraqitej si pjesë e një “rezistence” më të gjerë kundër Izraelit. Këto...