Zvërneci/ Në ditën e dytë të protestës, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Edi Ramës
Qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të kauzës për Zvernecin u mblodhën për të dytën ditë radhazi përpara Kryeministrisë, duke protestuar kundër kryeministrit Edi Rama pas incidenteve të ndodhura në Zvernec. Protestuesit kërkuan reagim institucional dhe mbajtjen e përgjegjësive për ngjarjet që, sipas tyre, tronditën opinionin publik. Gjatë tubimit, pjesëmarrësit dënuan dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve nga persona të identifikuar si punonjës të sigurisë private, duke e cilësuar atë një akt të papranueshëm ndaj qytetarëve që po ushtronin të drejtën e tyre për të protestuar. Protestuesit ngritën akuza edhe ndaj Policisë së Shtetit për mosveprim, duke pretenduar se efektivët nuk ndërhynë për të parandaluar apo ndalur dhunën. Sipas tyre, heshtja e institucioneve ka shtuar revoltën dhe ka nxitur vazhdimin e protestave. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë,...
Burimi:
syri.net