Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas takimit të një dite më parë me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama do të mbledh këtë të hënë ministrat –sërish në qytetin e Pogradecit. Në këtë takim i cili njihet një “retreat”, ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt. Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore. Të dielën takimi me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste zgjati shatë orë. Kryefjalë e takimit ishin dy dokumentet e prezantuara nga shefi i qeverisë në fund të korrikut (‘Besa’, ‘Prania Besnike’), dokumente që synojnë të reflektojnë frymën...