‘Zvërneci’/ Kryeministri Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë
Kryeministri Edi Rama, teksa ka folur nga Elbasani për protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, ka theksuar se ai resort që pritet të ndërtohet atje, do të jetë motorr për gjithë ekonominë shqiptare. “Shikoni Greqinë se çfarë ka bërë me turizmin dhe shikoni edhe Malin e Zi në veri, sesa shumë kanë fituar me turizmin. Mali i Zi është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor për pensione, për paga dhe mirëqenie. Është një vend që nuk ka industri dhe bujqësi. Si ka mundësi që ka të ardhura për frymë më të larta edhe se vetë Serbia? Vetëm për një arsye, sepse Mali i Zi ka bërë atë që sot na ka ardhur radha ta bëjmë ne dhe që kanë dalë në protestë ata atje....
Burimi:
javanews.al