“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe mbron investimin 4 miliardë euro: Do ta ngrejë Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të turizmit

“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe mbron investimin 4 miliardë euro: Do ta ngrejë Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke publikuar në rrjetet sociale një video që i është dërguar nga një qytetar i Vlorës. Në mesazhin e tij, Rama shprehet se videoja pasqyron gjendjen aktuale të zonës, të cilën e cilëson si të ndotur dhe të lënë pas dore. Ai akuzon kundërshtarët e projektit se po përpiqen të pengojnë një investim prej 4 miliardë eurosh, që sipas tij do të transformojë Vlorën dhe do ta kthejë Shqipërinë në një destinacion të nivelit më të lartë turistik. “Dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën...