Zvërneci/ Berisha për Ramën: Tha se do shkonte në katund, në qeli e ka vendin

Zvërneci/ Berisha për Ramën: Tha se do shkonte në katund, në qeli e ka vendin

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në parlament seancën e kësaj të hëne lidhur me ngjarjen e protestës në Zvërnec dhe në Tiranë për ndërtimet në zonën e diskutueshme të Pishë Poros. Berisha e nisi duke komentuar fjalimin e Ramës sot gjatë mbledhjes së grupit të PS, duke thënë se sot ngjante me Ballukun, i zënë në faj. Sakaq, kryedemokrati shtoi se PD është pro investimeve të huaja në vend pasi janë jetik, por në 13 vite i vetmi investim i huaj është ky që po përflitet në Zvërnec, të cilin sipas tij Rama dhe PS po e përzënë. Berisha: Foli sikur të ishte Lubia. Se do shkonte në katund. Në katund jo, por në qeli po. Thuajuni. Tani po largohem për mëkate, një zinxhir i...