Zvërneci, Berisha: Kurth i Ramës. Zona në hetim prej një viti për korrupsion dhe krim të organizuar

Zvërneci, Berisha: Kurth i Ramës. Zona në hetim prej një viti për korrupsion dhe krim të organizuar

Kreu i opozitës, Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual me qytetarët komentoi takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama me banorët e zonës në Zvërnecit, në të cilën parashikohet që të ndërtohet një resort luksoz. Berisha deklaroi se Rama ka dhënë lejen e zhvillimit për këtë zonë, megjithëse ajo po hetohej prej një viti nga Prokuroria Speciale për korrupsion të lartë dhe krim të organizuar. Sipas liderit të opozitës, ky veprim është një kurth i qëllimshëm i kryeministrit, i cili shpreson të përdorë autoritetin e investitorëve Jared Kushner dhe Ivanka Trump për të mbyllur dosjen investigative. “Çfarë zbuloi dje takimi në Zvërnec? Zbuloi se Zvërneci po hetohej prej një viti nga ai organ që ka dy vepra penale në hetim, korrupsionin e lartë dhe krimin...