Zvërneci/ Balla: Investimi më i madh në historinë e Shqipërisë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me ironi ka uruar Sali Berishën për rikonfirmimin në krye të PD-së. Nga salla e Kuvendit, Balla foli edhe për investimin që pritet të bëhet në Zvërnec, investim i cili ka nxjerrë në protesta qytetarët. Balla tha se investimi është historik dhe më i madhi që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, teksa njoftoi gjithashtu se pas pak ditësh nga Aeroporti i Rinasit do të nisin fluturimet direkte nga Tirana në Toronto. Lidhur me reagimet e shumta në Greqi për protestën në Zvërnec, Balla me ironi tha se ‘komshiu e ka zili komshiun’, në rastet e investimeve të tilla. “Nuk mund të mos e vlerësoj faktin dhe qëndrimin pro investimit. Një investim historik, më i madhi në historinë...
Burimi:
opinion.al