Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK
Diskutimet mbi rolin, profilin dhe ndikimin e pritshëm të ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, kanë qenë në qendër të vëmendjes së emisionit politik “Trialog”. Nën moderimin e gazetares Alba Alishani, paneli i përbërë nga analistët e njohur Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo, analizoi prioritetet e diplomatit amerikan, i cili ndodhet në prag të marrjes së miratimit nga Senati Amerikan. Gjatë debatit me temë “Nga SPAK tek Sazani, mesazhet e ‘ambasadorit’ të SHBA-së”, vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së rikthimit të një titullari fuqiplotë në selinë diplomatike amerikane në Rrugën e Elbasanit, pas një mungese të gjatë. Profil i lartë ushtarak dhe diplomatik Analisti Preç Zogaj vlerësoi profilin e lartë të Eric Wendt, duke theksuar...
Burimi:
javanews.al