Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Analisti Preç Zogaj deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se Kryeministri Edi Rama ka treguar një qasje më të avancuar duke shprehur dëshirën për të kuptuar thellësisht arsyet e protestës, duke e cilësuar këtë si një hap që duhet të materializohet në veprime konkrete dhe jo të mbetet vetëm në nivel deklarate. Zogaj tha se Rama nuk ka qenë refraktar që në fillim ndaj protestës, por ka pasur gjithnjë një sens për dialog. “Unë nuk kam konstatuar se Rama ka qenë që në fillim refraktar dhe ka mbetur që në fillim refraktar. Gjithnjë ka pasur një sens për të folur. Sot ka bërë një gjë më të avancuar që nuk duhet të mbetet në nivelin e një deklarate por duhet të vishet...