Zjarri në Parkun e Lurës, Nufi: 220 forca dhe efektivë në terren, nga ajri po operojnë 2 avionë. Prioritet mbrojtja e banesave

Zjarri në Parkun e Lurës, Nufi: 220 forca dhe efektivë në terren, nga ajri po operojnë 2 avionë. Prioritet mbrojtja e banesave

Zjarri në zonën Runjë në Parkun Kombëtar të Lurës vijon me intensitet, ndërsa në terren janë angazhuar 220 forca dhe efektive, ndërsa nga ajri po punojnë edhe 2 avionë “Air Tractor”. Teksa informon mbi situatën, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi shkruan se me prioritet është mbrojtja e banesave dhe kufizimi i përhapjes së flakëve. 2 avionët janë përqendruar në vatrat problematike, teksa Ministri shton se vijon angazhimi maksimal për vënien nën kontroll dhe neutralizim e vatrës së zjarrit. “Vijon me intensitet të lartë operacioni për menaxhimin e vatrës së zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, në zonën Runjë, mbi fshatin Borie Lurë. Të gjitha strukturat janë të angazhuara dhe po punojnë në koordinim të plotë, nga toka dhe ajri, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe...