Zhvlerësimi mafioz i euros nuk ndalet sepse gjoja bllokohen disa miliona, ndërkohë pastrohen disa miliarda!

Zhvlerësimi mafioz i euros nuk ndalet sepse gjoja bllokohen disa miliona, ndërkohë pastrohen disa miliarda!

Nga Petrit Vasili/ Shohim lajme se sekuestrohen disa miliona euro pasuri si hotele, resorte dhe prona të tjera të botës kriminale, natyrshëm pas kësaj të gjithë presin të shohin pasojat pozitive. Tregues më të saktë se sa kursi i euros sigurisht nuk mund të ketë. Ndaj të gjithë presin një forcim të euros pas kësaj gjoja lufte ndaj parasë së pisët. Por krejt e kundërta vazhdon të ndodhë, euro zhvlerësohet pa u ndalur!? A mos ndodhen investime të menjëhershme gjigande në ekonomi apo infrastrukturë, a mos filloi ndonjë projekt i madh ndërkombëtar, apo mos ndodhen operacione financiare shtetërore madhështore, që të kushtëzonin këtë ulje të pandalshme të euros? Asnjëra prej tyre, përkundrazi ekonomia ecën keq e më keq, eksportet vetëm bien, bujqësia është në krizën...