“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa qytetarët protestojnë: Nesër do të jem LIVE

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa qytetarët protestojnë: Nesër do të jem LIVE

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, ka paralajmëruar një komunikim “live” ditën e premte me qytetarët. Ai ka publikuar një video duke punuar në zyrën e tij, ndërsa jashtë qytetarët vijojnë protestën e tyre në ditën e 54-t. Postimi i Ramës: “MIRËMROMA KA TIRONA E KONTRADIKTAVE ❤️ Zhurmë, zhurmë, shumë, shumë zhurmë. 😅 🦩 Përgatitje me audio live nga bulevardi. 🤡👺👹👿 Kush ka interes, nesër paradite do të jem LIVE. 😍” Kujtojmë se ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të mbledhë, në Pallatin e Brigadave, grupin parlamentar të Partisë Socialiste.