Zhupa: Taulant Balla gënjen, Berisha e planifikoi aeroportin e Vlorës në zonën e Levanit, jo në Nartë. Rama e coi në zonë të mbrojtur!

Zhupa: Taulant Balla gënjen, Berisha e planifikoi aeroportin e Vlorës në zonën e Levanit, jo në Nartë. Rama e coi në zonë të mbrojtur!

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, nxorri videon e Taulant Ballës nga komisioni, duke manipuluar publikisht të vërtetën lidhur me projektin e aeroportit të Vlorës, me pretendimin se qeveria Berisha e kishte miratuar atë në zonën e mbrojtur të Akërni/Nartës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Zhupa deklaroi se qeveria Berisha e kishte parashikuar aeroportin me Vendimin e KKRT nr. 1, datë 26.02.2009, në zonën e Levanit, pranë aksit Fier–Vlorë, dhe jo në Akërni/Nartë ku po ndërtohet aktualisht. Ajo theksoi se qeveria Rama e zhvendosi projektin brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë–Nartë, duke e futur atë në konflikt me Konventën e Bernës dhe me shqetësimet e shprehura nga Parlamenti Europian për mbrojtjen e biodiversitetit dhe respektimin e standardeve mjedisore europiane. Reagimi i...