Zhupa dhe Kaso takohen me përfaqësues të NDI, në fokus demokracia dhe zgjedhjet
Deputetët e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Ivi Kaso, zhvilluan një takim me drejtorin rajonal për Europën të Institutit Kombëtar Demokrat (NDI), Scott Bates. Zhupa, njëherësh kryetare e komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, bëri me dije se gjatë takimit, biseduan mbi programet e NDI në mbështetje të transparencës, gjithëpërfshirjes dhe forcimit të rolit të Kuvendit, si dhe për sfidat me të cilat përballet sot opozita në Shqipëri në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues. “Diskutuam gjithashtu mbi standardet zgjedhore, votën e diasporës, nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe rëndësinë e një klime politike që garanton konkurrencë të barabartë”, nënvizoi më tej Zhupa. Sipas saj një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe procesi i integrimit europian të...
Burimi:
syri.net