Zgjidhet Kryesia e re e PD/ 60% gra, vajza dhe të rinj nën 35 vjeç, 14 nga 20 anëtarët e zgjedhur janë për herë të parë

Zgjidhet Kryesia e re e PD/ 60% gra, vajza dhe të rinj nën 35 vjeç, 14 nga 20 anëtarët e zgjedhur janë për herë të parë

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij konstituese, gjatë së cilës u zgjodhën edhe dy prej organeve kryesore drejtuese të Partisë: Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike. Pas një procesi zgjedhor transparent, të zhvilluar në prani të kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre, si dhe të transmetuar pa ndërprerje drejtpërdrejt nga mediat, proces i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të PD-së shpall rezultatet përfundimtare si më poshtë: Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së është zgjedhur znj. Juliana Emiri. 20 anëtarët e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në Kryesinë e Partisë, sipas kategorive statutore, janë: Femra 1.     Eda Grimci 2.     Edith Harxhi 3.     Florjana Garo 4.     Ilda Zhulali 5.     Lili...