Zgjedhjet për kryetarin e PD-së, Sali Berisha kandidati i vetëm në garë për drejtimin e partisë
Nesër në mesditë përfundon afati për të gjithë ata që duan të garojnë për postin e kryetarit të partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike. I vetmi kandidat në garë deri tani, është lideri historik i PD, Sali Berisha, i cili duket se do të jetë dhe kandidati i vetëm për drejtimin e Partisë Demokratike në 4 vitet e ardhshme. Sipas udhëzimit të PD që mban datën 18 mars, ata që duan të kandidojnë për të qenë kryetar i PD duhet të dorëzojnë dokumentacionin deri në orën 12.00 të datës 30 prill. Ky udhëzim saktëson se kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere; të jenë anëtarë të Partisë Demokratike prej të paktën 10 vitesh, të kenë profil shumë të lartë publik e politik, të kenë...
Burimi:
vizionplus.tv