Zgjedhjet në Kosovë, ministri Hoxha: Presim krijimin e institucioneve të reja
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Përmes një postimi, ai uroi qytetarët, institucionet përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor dhe subjektet politike pjesëmarrëse, duke vlerësuar zhvillimin e procesit. Në mesazhin e tij, Hoxha shprehu gjithashtu pritshmërinë për formimin e institucioneve të reja që do të dalin nga vota e qytetarëve, si dhe për vijimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. “Urime Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj, institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse, për pjekurinë demokratike dhe përgjegjshmërinë e treguar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Ne presim me shumë interes formimin e institucioneve të reja që burojnë nga vullneti i zgjedhësve, për të...
Burimi:
top-channel.tv