‘Zgjedhjet’ me 1 kandidat të 23 majit, PD nis në heshtje fushatën, Berisha përfaqësues të vetin në çdo Komision

‘Zgjedhjet’ me 1 kandidat të 23 majit, PD nis në heshtje fushatën, Berisha përfaqësues të vetin në çdo Komision

Partia Demokratike ka nisur në heshtje fushatën për ‘zgjedhjet’ për kryetar të 23 majit, ku në garë është vetëm Sali Berisha. Mediat kanë siguruar udhëzimin e PD-së, ku njoftohet se fushata për ‘zgjedhjet’ e 23 majit ka nisur nga 15 maji dhe do të përfundojë 24 orë para ditës së votimit. Po ashtu bëhet e ditur se Berisha do të ketë përfaqësues të vetin në çdo Komision (Votimi dhe Numërimi), pavarësisht se është i vetmi në garë dhe nuk ka kush ia vjedh votat. Sipas udhëzimit, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike do të votojnë në qendrën që do të ngrihet në selinë qëndrore të PD-së. Procesi i votimit për kreun e ri të PD-së do të nisë në orën...