Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, presidenti Bajram Begaj uron Albin Kurtin për fitoren: Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Në mesazhin e tij, Begaj përgëzoi gjithashtu qytetarët e Kosovës për, sipas tij, pjekurinë e treguar gjatë një procesi zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që dëshmoi forcën e institucioneve dhe kulturës demokratike të shtetit të Kosovës. Begaj theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjitha forcave politike me përgjegjësi dhe frymë bashkëpunimi për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të vendit. Postimi i Begajt: Urime Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës! Përgëzoj qytetarët e Kosovës për pjekurinë e treguar në një proces zgjedhor të rregullt, të qetë...
Burimi:
top-channel.tv