Zgjedhjet e ardhshme me votim elektronik? Gjiknuri: Qeveria gati të sigurojë financimin

Zgjedhjet e ardhshme me votim elektronik? Gjiknuri: Qeveria gati të sigurojë financimin

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri foli në seancën e sotme lidhur me Reformën Zgjedhore, ku mes të tjerash u shpreh se komisioni do të kërkojë shtyrjen e afatit. “Numërimi elektronik ka rënë pre e një histerie, edhe pse vetë palët kishin kërkuar më shumë teknologji në zgjedhje. Qeveria e ka shprehur prej kohësh gatishmërinë për të siguruar financimin, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të zhvillohen tërësisht me votim elektronik. Komisioni i Reformës Zgjedhore, në mbledhjen e radhës, do të kërkojë shtyrjen e afatit. Është bërë një punë e mirë, por ka pasur pengesa për shkak të konflikteve politike. E vetmja mënyrë për t’i zgjidhur këto çështje është përmes reformës zgjedhore. Pa një reformë që adreson rekomandimet e OSBE-së, nuk ka zgjidhje tjetër. Opozita...