Zgjedhjet e ardhshme lokale, Agron Duka: Mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit

Zgjedhjet e ardhshme lokale, Agron Duka: Mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit

Kreu i PAA-së, Agron Duka deklaroi sot se po vijojnë negociatat me opozitën për zgjedhjet e ardhshme, por ende nuk është rënë në dakordësi konkrete. Ai tha se mund të kandidonte edhe vetë për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Duka deklaroi se partia që ai drejton mund të nxjerrë kandidatët e saj në disa bashki, në rast se kandidatët e opozitës nuk arrijnë të krijojnë besim te qytetarët. “Në Durrës mund të kandidoj. Perceptoj që kam një ndjeshmëri pozitive nga njerëzit”, u shpreh ai, ndërsa përmendi edhe Kukësin dhe Kurbinin si zona ku, sipas tij, partia ka figura të forta politike. Duka theksoi se nuk bëhet fjalë për qëndrime personale apo ultimative ndaj opozitës, por për mbështetjen e kandidatëve që kanë...