Zgjedhja e kreut të PD-së, sot përfundon afati për kandidatët/ Noka nga selia blu: Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi

Zgjedhja e kreut të PD-së, sot përfundon afati për kandidatët/ Noka nga selia blu: Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka folur rreth kandidaturave për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. “Tani, unë në 13 mars kur kryesia e PD ka marrë vendim kryesia e PD për çeljen e garës për kryetar, ju kam komunikuar që gara është hapur dhe besoj që kemi qenë transparent. Tani, ka një muaj, ka patur çdokush që aspiron për të aplikuar dhe ka afat deri në 12 të natës”, tha Noka. Për Mereme Sela, deri më tani kandidatja e vetme përballë Berishës, Noka u shpreh se do të shohin nëse plotëson kushtet. “Mirela Sela është demokrate. Është anëtare e partisë. Është pritur, ka dorëzuar. A i plotëson kriteret, a s’i plotëson kriteret, është çështje e institucioneve. Por ajo është demokrate...