Zëvendësministrja Fino: Shqipëria ka bërë progres të lartë drejt BE-së, mbyllja e kapitujve do arrihet brenda 2027

Zëvendësministrja Fino: Shqipëria ka bërë progres të lartë drejt BE-së, mbyllja e kapitujve do arrihet brenda 2027

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, e ftuar në “News Line” u shpreh se Shqipëria ka arritur sukses diplomatik, sa i takon aspiratave të saj për t’u bërë pjesë e BE. Ajo theksoi se hyrja në fazën përmbyllëse të kapitujve tregon një ecuri dhe progres të lartë. “Moment historik për Shqipërinë. Kemi nisur punën për mbylljen e kapitujve negociues. Ky nuk është vetëm një sukses vetëm diplomatik dhe teknik, por transformimi është i prekshëm dhe BE e vlerëson këtë. Shqipëria ka bërë progres dhe besojmë se do ecim shumë shpejt”,u shpreh Fino. Gjatë diskutimit, zv.ministrja u shpreh besimplotë se mbyllja e kapitujve do arrihet brenda 2027. “Ka sfida, por duhet të vijojmë me këtë ritëm, me harmonizim të ligjeve dhe ta mbajmë...