“Zero tolerancë”, Lamallari: Punonjësit që nuk respektojnë ligjin, t’i bëjnë llogaritë vetë!

“Zero tolerancë”, Lamallari: Punonjësit që nuk respektojnë ligjin, t’i bëjnë llogaritë vetë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, IKMT-së dhe institucioneve vendore, ku u kërkua forcimi i kontrollit të territorit dhe garantimi i sigurisë publike në zonat bregdetare. Në fokus të diskutimeve ishte lufta ndaj ndërtimeve pa leje, zaptimit të hapësirave publike dhe çdo abuzimi që cenon interesin qytetar dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Autoritetet paralajmëruan zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe përgjegjësi për çdo mosveprim institucional. Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se ngjarja e javës së kaluar tregoi pasojat që sjell neglizhenca në zbatimin e ligjit, duke nënvizuar se bregdeti shqiptar përbën një pasuri me interes kombëtar dhe nuk mund të trajtohet si çështje lokale. “Ngjarja e javës së kaluar na tregoi se çfarë ndodh,...