Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

Rrotacioni i fundit politik në Hungari dhe përfundimi i mandatit të gjatë të Kryeministrit Viktor Orbán është kthyer në objekt të analizave politike mbi modelin e qeverisjes që ai aplikoi. Gjatë emisionit “3D”, të drejtuar nga gazetari Alban Dudushi në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), vëmendja u përqendrua te të ashtuquajturat “reforma” që i mundësuan partisë Fidesz të konsolidonte pushtetin përmes ndryshimeve ligjore. Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë Sipas analizës së ofruar nga Fitim Zekthi, rasti i Hungarisë kërkon një shqyrtim të thellë të periudhës fillestare të qeverisjes së Orbán-it, veçanërisht reformave kushtetuese që synuan kapjen e organeve të pavarura të drejtësisë. Zekthi evidentoi tre hapa specifikë: Emërimi i kryetarit të KLGJ-së ku u sanksionua që kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor të zgjidhej drejtpërdrejt nga...