Zbardhet vendimi i Qeverisë/ Lirohet nga detyra zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u vendos lirimi nga detyra i zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti. VKM: V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Vilma Premti, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ALBANA KOÇIU
Burimi:
javanews.al