Zbardhet pasuria e Taulant Ballës, nga apartamenti i dyshimtë 200 mijë euro dhe toka 12 mijë metra katrorë, te…

Zbardhet pasuria e Taulant Ballës, nga apartamenti i dyshimtë 200 mijë euro dhe toka 12 mijë metra katrorë, te…

Ish-ministri i Brendshëm dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është një nga politikanët më jetëgjatë në Partinë Socialiste pas viteve 2000, duke shënuar një karrierë të pandërprerë që nga viti 2004 e deri më sot. Ai e nisi rrugëtimin e tij politik në kabinetin e ish-Kryeministrit Fatos Nano dhe më pas si deputet i Kuvendit që prej vitit 2005. Në deklaratën fillestare të vitit 2004, z. Balla pasqyronte një profil financiar modest, me të ardhura vjetore që nuk e kalonin vlerën e rreth 20 mijë eurove. Këto të ardhura përbëheshin nga paga në UNICEF prej 15 mijë dollarësh, paga në PS prej rreth 2 milionë lekësh dhe disa pagesa nga Këshilli i Ministrave. Në atë kohë, zyrtari socialist nuk deklaronte asnjë pasuri të...