Zbardhet agjenda e Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat/ Rama pjesë e takimit me liderët europianë
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 5 qershor 2026 në Tivat, Mali i Zi. Samiti mbledh liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke riafirmuar partneritetin strategjik dhe angazhimin e përbashkët për ecurinë e procesit të integrimit europian të rajonit. Takimi zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit të mbajtur në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović. Në Samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. Nën temën “Prosperiteti i Përbashkët dhe...
Burimi:
javanews.al