Zbardhen rekomandimet e KE për Shqipërinë. Vlerësim për progresin në drejtësi, por kërkohet luftë më e ashpër ndaj korrupsionit
Është zbuluar dokumenti i Komisionit Europian, ku i rekomandon vendeve anëtare të BE-së nisjen e procesit për të mbyllur negociatat. Në bazë të këtyre rekomandimeve të KE-së, është punuar që nga marsi e deri më sot, ku janë reflektuar të gjitha kërkesat e vendeve anëtare e si pasojë, Shqipërisë ju dha një notë pozitive për vlerësimin IBAR. Ky dokument i Komisionit është lëshuar në muajin shkurt. Vlerësohet progresi i Shqipërisë në reformën në drejtësi, sidomos procesin e Vettingut dhe forcimin e institucioneve si SPAK. Megjithatë, raporti thekson se korrupsioni mbetet problem dhe kërkohet më shumë rezultate konkrete me hetime, dënime dhe konfiskime pasurish, veçanërisht për korrupsionin në nivele të larta. BE pranon se Shqipëria ka konsoliduar institucionet demokratike dhe ka kuadër ligjor për zgjedhje demokratike,...
Burimi:
top-channel.tv