Xhafaj paralajmëron KLSH-në: Nuk ju mbron pavarësia, do të auditoheni si çdo institucion!

Xhafaj paralajmëron KLSH-në: Nuk ju mbron pavarësia, do të auditoheni si çdo institucion!

Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi këtë të mërkurë në Komisionin për Nismat Qytetare për veprimtarinë e vitit 2025 dhe zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Kuvendi gjatë vitit të kaluar. “KLSH mbetet i përkushtuar për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit si proces që kontribuon për rritjen e efektivitetit të veprimtarisë audituese”, tha në fjalën e tij kreu i KLSH Arben Shehu, teksa listoi disa auditime nga HEC-et, teknologjia informacionit etj, që janë ndërmarrë në kuadër edhe të rekomandimeve të Kuvendit. Por me përfundimin e fjalës së tij, kreu i KLSH u gjend përballë një sërë kritikash nga drejtuesi i komisionit Fatmir Xhafaj, i cili thotë se puna e institucionit suprem të kontrollit nuk mund të mbetet vetëm në disa shifra apo gjetje ‘fajtorësh’. “KLSH në...