Vokshi kërkesë kryeparlamentarit Niko Peleshi: Kryeministri Rama dhe ministrat përgjegjë të raportojnë në Kuvend për konferencën ndërqeveritare në Bruksel
Deputetja demokrate Albana Vokshi ka depozituar një kërkesë në Kuvend, drejtuar kryeparlamentarit, Niko Peleshi. Në kërkesën e saj me shkrim, Vokshi kërkon që Kryeministri Rama të raportojë në Kuvend për konkluzionet e arritura mbi negocimin e kapitujve pas konferencës ndërqeveritare që u zhvillua më 26 Maj, në Bruksel Kërkesa e Albana Vokshit: I nderuar z. Kryetar i Kuvendit, Më 26 maj 2026, u zhvillua konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, me fokus grupkapitullin më të rëndësishëm të negociatave, Themeloret, gjatë të cilit u bë vlerësimi i zbatimit të kushteve të ndërmjetme si dhe u vendosën kushtet mbyllëse. Në bazë të Ligjit nr.15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar me ligjin nr. 19/2023, neni 18/3 “Këshilli i Ministrave dhe ministri...
Burimi:
top-channel.tv