Vokshi-Brahos: A do hetoni sistemin e patronazhimit? Kreu i SPAK: Nuk ka vepër penale që e ndëshkon
Klodian Braho dhe Albana Vokshi TIRANË-Seanca e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku i pranishëm në seancën dëgjimore është kreu i SPAK, Klodian Braho po zhvillohet mes debateve. Deputetja demokrate Albana Vokshi ngriti akuza të forta për krimet zgjedhore dhe përdorimin e sistemit të patronazhimit, duke pyetur drejtuesin e SPAK nëse institucioni ka hetuar këtë çështje. Vokshi tha se opozita ka depozituar disa kallëzime të detajuara që prej vitit 2023, si edhe kallëzime të tjera gjatë vitit 2025, por sipas saj nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria e Posaçme. Braho iu përgjigj se kjo nuk ka vepër penale që të ndëshkojë penalisht patronazhimin, e aq më tepër të jetë kompetencë e SPAK. Albana Vokshi: Vitet e fundit më rezulton se është fenomeni më negativ, para zgjedhjeve, gjatë...
Burimi:
zeri.ai