“Vodhi” marrëveshjen sekrete/ Braçe: Agron Shehaj kreu krim…

“Vodhi” marrëveshjen sekrete/ Braçe: Agron Shehaj kreu krim…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj deputetit Agron Shehaj, i cili dje arriti të vjedhë nga Kuvendi një dokument sekret, marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA, e cila më pas u miratua me votat e socialistëve. Në reagimin e tij, Braçe akuzon Shehajn se ka shkelur protokollet e ruajtjes së dokumenteve të klasifikuara, duke e cilësuar veprimin e tij si “krim”. Ai thekson se një deputet mund të njihet me një dokument të klasifikuar, por nuk ka të drejtë ta disponojë, kopjojë apo fotografojë atë. Braçe dënon gjithashtu sulmet në rrjetet sociale ndaj nëpunëses publike përgjegjëse për ruajtjen e dokumentit, duke i cilësuar ato një tjetër shkelje të rëndë. Sipas tij, burimi i kësaj fushate urrejtjeje është vetë Shehaj. Deputeti socialist akuzon gjithashtu Shehajn për ushtrim...