‘Vlerat europiane sot kërkohen në shesh’, Tabaku: Pa reforma reale, Shqipëria mbetet ende larg BE
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi në prag të Konferencës së radhës Shqipëri–Bashkimi Europian se mbyllja teknike e kapitujve nuk mund të përdoret nga qeveria për të fshehur largësinë reale të vendit nga standardet europiane. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se integrimi europian nuk matet me ceremonitë në Bruksel apo me propagandën e qeverisë, por me cilësinë e arsimit, investimet në kërkimin shkencor, kushtet e biznesit, sundimin e ligjit dhe respektimin e pronës dhe të interesit publik. “Sa larg apo sa afër jemi me Bashkimin Europian? Kjo është pyetja që çdo qytetar shqiptar duhet t’i bëjë sot vetes”, u shpreh Tabaku. Ajo përmendi ligjin për investimet strategjike, ndryshimet për zonat e mbrojtura, ndërhyrjet mbi tokat bujqësore dhe koncesionet e porteve si...
Burimi:
sot.com.al