Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi i votimit shtyhet dy herë, çfarë po ndodh
Vijojnë debatet për zgjedhjen e kreut të PD dega Korçë, ku u përfshi edhe deputeti i PD, Fidel Kreka. Procesi i votimit u pezullua dy herë pasi disa persona tentuan të votonin pa figuruar në listat e anëtarësisë ose pa dokument përkatës. Ivi Kaso tha se gjithçka lidhet me zbatimin e rregullave, ndërsa kandidati Harito Zoto kundërshtoi, duke theksuar se shumë anëtarë mungojnë padrejtësisht nga listat.
Burimi:
vizionplus.tv