VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale sot në 3 gusht se zjarri në zonën e Finiqit është vendosur nën kontroll. Nufi shprehet se kjo ka ndodhur falë punës së jashtëzakonshme të Forcave Ajrore, me ndërhyrjen e 3 helikopterëve njëkohësisht dhe të gjithë efektivëve të angazhuar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit në territorin e Bashkive Delvinë dhe Finiq. Ministri shprehet se misioni i përbashkët i institucioneve shtetërore në këto raste është shpëtimi i jetës së qytetarëve. “Punë e jashtëzakonshme e pilotëve të Forcave Ajrore me ndërhyrjen e 3 helikopterëve njëkohësisht dhe të gjithë efektivëve të angazhuar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit në territorin e bashkive Delvinë dhe Finiq. Në koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe...
Burimi:
javanews.al