VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

Qytetarët kanë vijuar protestën e tyre për të 32-tën ditë radhazi përpara godinës së Kryeministrisë, në shenjë kundërshtimi ndaj projektit të investimit në zonën e Zvërnecit. Në pamjet me dron nga protesta, shihet pjesëmarrja e qytetarëve rreth orës 21:45, përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit. Pamjet tregojnë pjesëmarrjen e qytetarëve këtë të mërkurë, ku duken më pak pjesëmarrës në protestë.