VIDEO/ Tela: Shqipëria pret vendimin për IBAR-in, ngërçet lidhen me shtetin e së drejtës dhe drejtësinë
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, komentoi zhvillimet rreth procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe mbledhjes së lidhur me IBAR-in. Sipas Telës, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka përmbushur kushtet për të nisur mbylljen e kapitujve të negociatave. Megjithatë, ai theksoi se përballë këtij qëndrimi ekziston një oponencë në nivel ambasadorësh dhe drejtuesish të lartë europianë, të cilët kërkojnë plotësimin e disa kushteve shtesë nga Shqipëria para se procesi të avancojë. Gazetari nënvizoi se ngërçet kryesore lidhen me çështje themelore të shtetit të së drejtës, funksionimin e drejtësisë dhe standardet demokratike në vend. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për çështje teknike si mjedisi apo siguria ushqimore, por për problematika që prekin funksionimin institucional dhe sundimin...
Burimi:
syri.net