VIDEO/ Qytetarja akuza të rënda nga protesta: Familja Berisha na ka marrë pronat në Divjakë
Një protestuese ka ngritur akuza publike lidhur me çështjen e pronave në Divjakë, duke pretenduar se familja e saj prej dekadash po përballet me procese gjyqësore pa mundur të rikuperojë tokat. “Vij nga Italia, nga Emilia Romagna, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë. Po rinia mbrapa ku do jetojë?”, deklaroi ajo. Sipas protestueses, problemi i pronave në zonë mbetet ende i pazgjidhur, ndërsa ajo pretendon se shumë familje vazhdojnë të mos marrin atë që u takon.
Burimi:
javanews.al