VIDEO-‘Qark i shkurtër’/ Neza: Akuzat e SPAK gjysmake, mungon goditja në zemër të aferave

VIDEO-‘Qark i shkurtër’/ Neza: Akuzat e SPAK gjysmake, mungon goditja në zemër të aferave

Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur shqetësime të forta mbi funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe mënyrën se si trajtohen çështjet e investimeve dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Sipas Nezës, problemi nuk lidhet vetëm me Prokurorinë e Posaçme, por shtrihet në të gjithë sistemin institucional.  Ai theksoi se një nga problemet kryesore është mungesa e akuzave të plota dhe të artikuluara në mënyrë të njëjtë si në vendet e tjera, duke ngritur pikëpyetje mbi qasjen e Prokurorisë së Posaçme. Neza deklaroi se sipas tij, ‘piramida shtetërore është e përfshirë në vepra penale në një farë mënyre’, duke përmendur institucionet që merren me investimet strategjike, tenderat, auditimet dhe vlerësimet e projekteve. Sipas tij, këto...