VIDEO/ Neza: ‘Paketa e Maleve’ mund të jetë zhvendosja e skemës së resorteve nga bregdeti në mal

VIDEO/ Neza: ‘Paketa e Maleve’ mund të jetë zhvendosja e skemës së resorteve nga bregdeti në mal

Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur pikëpyetje mbi këmbënguljen e qeverisë për të vijuar me ‘Paketën e Maleve’, pavarësisht kundërshtimeve dhe protestave të shoqërisë civile. Sipas Nezës, pas kësaj nisme mund të fshihet një përpjekje për të zëvendësuar një skemë të ndërtimit të resorteve në bregdet me një tjetër skemë në zonat malore. Ai solli në vëmendje çështjen e ashtuquajtur ‘Albanian Files’, duke deklaruar se sipas tij kjo skemë ka nxjerrë në pah problematika që lidhen me projektet turistike në bregdet. Sipas gazetarit, nëse çështja do të regjistrohet penalisht nga SPAK, një pjesë e projekteve turistike mund të përballen me pengesa dhe kjo mund të çojë në zhvendosjen e vëmendjes drejt zonave malore. ‘Atëherë,...