VIDEO/ Nesho: Heqja e sanksioneve të SHBA ndaj Berishës, zhvillim me pasoja të rëndësishme për Shqipërinë
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, diplomati Agim Nesho ka komentuar zhvillimet e fundit, ku Departamenti i Shtetit ka hequr sanksionet ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha. Sipas Neshos, në rastin e kryedemokratit Sali Berisha, politika amerikane ka shkuar ‘një hap më tej’ edhe në krahasim me raste të tjera ndërkombëtare, përfshirë atë të kryeministrit indian Narendra Modi, duke pretenduar se nuk është firmosur asnjë dokument formal për përjashtim, por thjesht është krijuar një qasje e re komunikimi dhe bashkëpunimi. Ai u shpreh se, ky është një zhvillim i rëndësishëm politik, si një reflektim i brendshëm i një superfuqie demokratike si SHBA, e cila sipas tij po korrigjon qasje të mëparshme në politikën e jashtme. ‘Në rastin e doktor Berishës, Departamenti...
Burimi:
syri.net