VIDEO / Mimoza Ahmeti ironizon protestën: Me radhë lëpihen viçat, ndaj kërkoni gjëra që ju takojnë

VIDEO / Mimoza Ahmeti ironizon protestën: Me radhë lëpihen viçat, ndaj kërkoni gjëra që ju takojnë

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka komentuar protestën e fundit gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku u shpreh kritike dhe skeptike ndaj asaj që po ndodh. Ahmeti tha se nuk arrin ta kuptojë natyrën e protestës, duke lënë të kuptohet se, sipas saj, ajo shkon përtej kërkesave qytetare. “Kjo protestë më duket pak e çuditshme. Kërkoni gjëra që ju takojnë. Këtu po bëhet gjeopolitikë me protestën, unë s’po marr vesh gjë fare. Kjo duket si protestë e një shteti global. Akoma nuk po kuptoj”, u shpreh ajo. Shkrimtarja kujtoi edhe protestat ku, sipas saj, kishte marrë pjesë vite më parë, duke bërë një krahasim me reagimin e njerëzve në atë kohë. “Kur protestoja në vitin 2000, ju talleshit me mua. Tani...